Manchester City thyen rekordin e klubit për Elliot Anderson

- Advertisement -

Manchester City ka arritur marrëveshje me Nottingham Forest për transferimin e mesfushorit Elliot Anderson në një operacion me vlerë 116 milionë funte, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

23-vjeçari anglez pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet me kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës 2026. Manchester City kishte bërë disa oferta për Anderson, derisa arriti marrëveshjen përfundimtare me Nottingham Forest.

Me këtë transferim, Anderson lë pas rekordin e mëparshëm të klubit, të vendosur në vitin 2021 kur Manchester City pagoi 100 milionë funte për Jack Grealish. Mesfushori anglez pritet të jetë një nga shtyllat e projektit të ri të “Qytetarëve” për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit