Manchester City gati të thyejë rekordin britanik për Elliot Anderson

- Advertisement -

Manchester City është gati të bëjë një lëvizje të bujshme në merkato, duke ofruar plot 139 milionë euro për mesfushorin e talentuar të Nottingham Forest, Elliot Anderson. Shifra do ta bënte këtë transferim një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit anglez.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Nottingham Forest kanë refuzuar çdo formulë që përfshin bonuse apo klauzola shtesë, duke kërkuar që e gjithë shuma të paguhet e garantuar.

Klubi anglez nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Nëse marrëveshja realizohet me këto kushte, transferimi i Anderson do të tejkalonte rekordin e vendosur nga Declan Rice, i cili u transferua për mbi 122 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Të ngjashme

Të fundit