16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Manchester City dhe Inter kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Manchester City e ka shkatërruar plotësisht Leipzigun në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales, duke e mposhtur me rezultat 7:0, teksa Interi vuajti shumë ndaj Portos, por për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë ka arritur të kualifikohet në çerekfinale.

Qytetarët erdhën nga barazimi 1:1 në ndeshjen e parë, teksa kualifikimin e kërkuan në këtë ndeshje, ku Erling Haaland u tregua i pamëshirshëm, duke shënuar pesë gola brenda 57 minutave lojë, për t’u bërë vetëm lojtari i dytë që bënë këtë në Ligën e Kampionëve, pas Lionel Messit.

Ndërsa Interi kishte arritur fitore minimale në Itali dhe hyri në ndeshje të kthimit më e relaksuar, por vuajti shumë gjatë 90 minutave.

Manchester City – Leipzig

Haaland ishte në formë të jashtëzakonshme sot dhe u kthye në normalitetin e tij, pas mungesës së golave kohëve të fundit.

Serinë e golave e hapi shpejt, duke shënuar dy gola në harkun kohor prej dy minutash. Fillimisht nga penalltia për 1:0 e pastaj me kokë për 2:0.

Në minutat shtesë të pjesës së parë ai kompletoi het-trikun e tij të parë për Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, për të shkuar në pushim me rezultat 3:0.

Me të filluar pjesa e dytë, qytetarët filluan edhe më furishëm dhe për 12 minuta lojë shënuan edhe tre gola të tjerë.

Gundogan shënoi për 4:0, ndërsa Haaland shënoi edhe dy gola të tjerë, për rezultatin 6:0.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet në fund ishte 7:1 dhe Manchester City i bashkohet skuadrave tjera në çerekfinale.

Porto – Inter

Ndeshja e kthimit e zhvilluar në Portugali ishte përplot me vuajtje për Interin.

Zikaltrit fituan ndeshjen e parë në San Siro me golin e Romelu Lukakut, por në këtë ndeshje ishin skuadra që mbrohej vazhdimisht nga sulmet e Portos.

Edhe Interi tentoi disa herë të shënonte, por rastet më të mira në këtë takim i patën portugezët. Megjithatë mbrojtja e tre herë kampionit të Ligës së Kampionëve ishte në nivelin e duhur, duke shtuar edhe stabilitetin e Andre Onanës në portë, duke arritur ta mbajnë portën e paprekur.

Gola gjatë 90 minutave nuk pati dhe Interi bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 1:0.

Gjashtë skuadrat që deri më tani kanë siguruar kalimin në ¼ e finales janë: Milani, Bayern Munichi, Chelsea, Benfica, Manchester City dhe Interi.

Ndërsa nesër kalimin tutje e pretendojnë edhe Real Madridi dhe Napoli që kanë fituar në ndeshjet e para ndaj Liverpoolit dhe Frankfurtit respektivisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit