Manaj: Po verifikohen nënshkrimet, ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se takimi që po mbahet në selinë e partisë është një takim i brendshëm, ndërsa procesi i verifikimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ende është në zhvillim, raporton EO.

“Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen (nënshkrimet)”, tha Manaj.

I pyetur nëse ekziston urgjencë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, për shkak të situatës politike në vend dhe zhvillimeve brenda partisë, Manaj u përgjigj shkurt: “Po”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit