Ish-kandidati për deputet i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit, është në pajtim të plotë me Kushtetutën.
Ai ka bërë me dije se nëse Osmani do të vepronte ndryshe do të bënte shkelje kushtetuese.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kushtetuta është e qartë në lidhje më këtë çështje.
Sipas tij, presidenti duhet të zgjidhet jo me vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
“Dekreti i Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit, është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshe me mosveprim do të bënte shkelje kushtetuese. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë, Presidenti duhet të zgjedhet jo me vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky është afati kushtetues final, jashtë të cilit nuk mund të ketë asnjë afat shtesë dhe se asnjë institucion, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, nuk mund ta pezulloj dhe nuk mund ta zgjas afatin e përcaktuar qartë me Kushtetutë. Te gjitha afatet tjera janë procedurale dhe janë në funksion të afatit final kushtetues. Kjo qeverisje, pa asnjë nevoj, e sjelli gjendjen që vendi të shkoj prap në zgjedhje. Ata nuk e pranuan as Vjosa Osmanin që të vazhdoj mandatin e dytë. Shihemi së bashku në zgjedhje!”, ka shkruar ai.






