Barcelona beson se futbollisti i saj gjatë verës mund të përfundojë në njërin nga gjigantët evropianë
Manchester United dhe Juventus janë në garë për Ousmane Dembelen.
Për këtë është i bindur klubi aktual i futbollistit francez, Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Katalunasit dështuan ta sistemonin diku tjetër ish-futbollistin e Borussia Dortmundit gjatë janarit.
Për këtë, ai do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në verë, kur edhe do t’i skadojë kontrata.
“Blaugrana” nuk janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me futbollistin ofanziv.
Prandaj, ai do të vendosë në mes Premierligës dhe Serie A.