Manchester City ka bërë një ofertë për shërbimet e sulmuesit Dani Olmo të RB Leipzigut, i cili është prioritet për Barcelonën që nga Kampionati Evropian.
Olmo shkëlqeu me Spanjën në “Euro 2024”, duke qenë lojtar kyç pas lëndimit të Pedrit dhe ndihmuar “La Rojan” për ta fituar trofeun në fund.
“Foot Mercato” raporton se Man City ka bërë lëvizje konkrete për yllin spanjoll, por që dëshira e lojtarit mbetet kalimi në “Camp Nou”.
“Manchester City ka bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e lojtarit. Në të njëjtën kohë Barcelona është duke provuar ta transferojë”.
“Lojtari i ka dhënë prioritet Barcelonës. Agjenti i tij ishte në Barcelonë këtë vikend për të diskutuar me bordin”.
“Barcelona duhet të shesë para se ta transferojnë atë”, shkroi ndër të tjera gazetari Santi Aouna.
Barcelona aktualisht prioritet e ka bërë afrimin e Nico Ëilliams, por duan edhe transferimin e Olmos, që i shohin si lojtarët adekuat për ta ndihmuar klubin katalunas të rivalizojë Real Madridin.
Në anën tjetër, Man City e sheh Olmon si zëvendësuesi i mundshëm i Julian Alvarezit, që ka kërkuar largimin qysh në këtë afat të verës.