2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Man City kthehet fuqishëm, e “demolon” Ipswich Town

- Advertisement -

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota me një triumf 0:6, sfidë që ishin thjesht të pamëshirshëm.

Phil Foden e zhbllokoi rezultatin me një supergol pas asistimit të Kevin de Bruyne (27’).

Vetëm tre minuta më vonë, anglezi asistoi për Mateo Kovacic që dyfishoi epërsinë (30’).

Foden pastaj u përkujdes për golin e tretë, ku sërish bashkëpunoi për mrekulli me De Bruyne (42’).

Golin e katërt e realizoi anësori Jeremy Doku nga një pozitë jo e favorshme pas një tjetër asistimi, që ishte njëkohësisht i treti për belgun (49’).

Në skenën e golashënuesve pastaj doli edhe Erling Haaland, që realizoi pas asistimit të Dokut (57’).

Kurse talenti McAtee e vulosi fitoren me një goditje të bukur (69’).

City tani ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, ndërsa Ipswich zë pozitën e 18-të me 16 sosh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit