Manchester City thuhet se ka kontaktuar mesfushorin Paul Pogba për një transferim shokues në “Etihad Stadium”.
Francezi është agjent i lirë pasi kontrata iu është ndërprerë në nëntor, ndërsa do të rikthehet në fushën e gjelbër në muajin mars, shkaku që dënimi prej katër viteve i është zbritur në 18 muaj.
Derisa është në kërkim për një klub të ri, “Independent” raporton se Pogba është kontaktuar nga Man City, që po i ofrojnë rikthimin në Mançester.
City është i dëshpëruar për ta përforcuar mesfushën sidomos me mungesën e Rodrit, që e ka humbur sezonin shkaku u i këputjes së ligamentit.
Trajneri Pep Guardiola është admirues i madh i Pogbas dhe e sheh 31-vjeçarin si adekuati për ta nxjerrë klubin nga kriza, mirëpo francezi ende nuk është i sigurt si pasojë e gjashtë viteve të kaluara te Unitedi.
Përpos kësaj, Pogba preferon të luajë në një ligë tjetër dhe jo në Premierligë shkaku që vazhdon të jetë shumë fizike.
Një lëvizje në Spanjë, Gjermani ose qoftë ndonjë rivalë në Serie A preferohet nga Pogba, ndërsa më konkreti aktualisht mbetet skuadra franceze Marseille.