Manchester City e ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Citizens” triumfuan lehtësisht 3:0 në shtëpi në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 31-të.
Semenyo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes, pas asistit fantastik nga Foden.
Ylli anglez asistoi edhe për Omar Marmoush tetë minuta më vonë për 2:0, që ishte epilogu i pjesës së parë.
E për 3:0 u përkujdes Savinho që realizoi në minutën e 84-të, pas asistit nga Cherki.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 77 pikëve në vendin e dytë, dy më pak sesa Arsenali që prin, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit.
Në anën tjetër, Crystal Palace mbetet me 44 pikë në vendin e 15-të dhe e ka të sigurt mbijetesën.






