Raportet e reja kanë sugjeruar se Luis Diaz ka rënë dakord me kushtet personale për t’u larguar nga Liverpooli për një rival shokues në Ligën Premier.
Sipas gazetarit Marcos Benito të El Chiringuito TV, Diaz ka rënë dakord për kushtet personale për t’iu bashkuar rivalëve të Manchester Cityt.
Benito shton se klubi nga Etihad është gati të paguajë 70 milionë euro për sulmuesin anësori kolumbian.
City thuhet se dëshiron të zëvendësojë Julian Alvarez dhe Liverpooli tashmë po kërkon një zëvendësues për Diaz.
Megjithatë, ky thashethem është hedhur poshtë nga Fabrizio Romano i cili raporton se burime e Cityt mohojnë çdo marrëveshje me Luís Diaz pas raportimeve të fundit.
Nëse Liverpooli shet Diazin, ka të ngjarë që ata të avancojnë kërkimet e tyre për anësorin e Newcastle United, Anthony Gordon.
Ndryshe, klubet angleze kanë kohë edhe më shumë se dy javë për të kompletuar transferimet deri në mbylljen e afatit kalimtar