-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Maloku: S’pres ndryshime thelbësore nga Trump në raport me Ballkanin

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku, nuk pret ndryshime të fuqishme në Ballkan nga administrata e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Maloku ka thënë se ndryshime mund të ketë vetëm në disa interesa thelbësore të cilat sipas tij do të duhej t’i interesonin edhe vetë Ballkanit.

“Unë nuk pres ndryshime thelbësore të fuqishme sidomos në raport me Ballkanin përveç interesave thelbësore që në kushte normale edhe hapësirës së Ballkanit do të duhej ti interesonin sidomos qetësimi i disa situatave dhe gjithsesi mbajtja maksimale e interesit amerikan gjeopolitik për Ballkanin në përgjithësi por me theks të veçantë Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm. Ai me një diferencë të madhe votash ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.

Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit