5.8 C
New York
Thursday, April 3, 2025

Buy now

Maloku: Shpëtimi i LDK-së është në opozitë

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku duke folur për zhvillimet dhe daljen në publik të pakënaqësive dhe akuzat për manipulim të votave brenda partisë, ka thënë se në LDK ka ndarje ndërmjet dy grupeve.
Sipas tij njëri grup që dëshirojnë opozitë për t’u fuqizuar dhe pjesa tjetër përfshirë kryetarin Lumir Abdixhiku dhe nënkryetaren, Doarsa Kica-Xhelili.

“Ka ndarje. Ata që e duan LDK-në në opozitë të fuqizuar dhe të reformuar dhe të tjerët, kryetari i LDK-së dhe nënkryetarja vullnetin e kanë që të jenë pjesë e pushtetit”, ka thënë Maloku.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se shpëtimi i LDK-së është në opozitë.

“Shpëtimi i LDK-së është në opozitë. Në të gjitha këto situata LDK e ka problemin me ju kthy vetës dhe këtë e bënë, duke deklaruar hapur dhe qartë, opozitë. Angazhim, opozitë jo sikurse ka qenë, por opozitë agresive do ta fuqizonte këtë parti”, ka vlerësuar Maloku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit