Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se ish-presidentja Vjosa Osmani aktualisht është pa ndonjë peshë politike në krijimin e rrethanave për krijimin e institucioneve.

Maloku ka thënë se Osmani është figura më e degraduar politikisht që nga dhjetori i vitit 2025.

“E pash një deklarim jashtëzakonisht të vobektë të ish-presidentes Vjosa Osmani-Sadiru për të gjitha këto rrethanat politike, e cila nga gjithë rrethanat politike ndodhur kohës së fundit, sidomos pas 28 dhjetorit 2025, Vjosa Osmani –Sadriu del të jetë politikania më e degraduar politikisht, e cila e ka humbur edhe kredibilitetin nga pozicioni që ka pas si presidente. Aktualisht e vetmja figurë politike që ka humbur të gjithë hapin e saj politik, sot ajo nuk është kurrfarë peshe në ballancin e pushteteve dhe krijimin e rrethanave për të ecë përpara drejt formimit të institucioneve”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Osmani pas vendimit të LDK-së për të heq dorë nga kërkesa për pozita në institucione në një mundësi bashkëpunimi me LVV-në , tha se duhet të zgjidhjet një president që mbron Kushtetutën.

“T’i japim vendit President të Republikës që e mbron Kushtetutën dhe vendin. Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, deklaroi ajo.

Osmani ishte kandidate për presidente nga LDK në zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme

Të fundit