Albinot Maloku, politolog ka kritikuar fjalimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, ku në rend dite është shkarkimi i tij.
Maloku ka vlerësuar se Abdixhiku goditi anëtarët e LDK-së, që sipas tij nuk ndajnë mendimin e njëjtë me kryetarin.
“LDK me gjithë këtë traumë që po e kalon, do të duhej që sot me të vërtetë e sidomos pas ati fjalimi që e pat z.Abdixhiku që ishte jashtëzakonisht ofendues, fyese prej shumë prej njerëzve. Elekuenca e përdorur nga z.Abdixhiku ishte e mirë si elokuencë, por e përdori për t’i goditur njërzit që nuk mendojnë si ai”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Maloku ka kritikuar qasjen e LDK-së si parti opozitare.






