6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Mallorca merr një barazim në ndeshjen jubilare të Muriqit

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti ndeshjen jubilare, të 100 me fanellën e Mallorcas të hënën mbrëma në La Liga.

Muriqi luajti deri në minutën e 77-të te Mallorca që barazoi 1:1 në udhëtim kundër Sevillas.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit spanjoll.

Një pikë Mallorca e fitoi falë golit të minutave shtesë.

Martin Valjent shënoi golin e barazimit në minutë ne 91-të.

Sevilla shënoi golin e epërsisë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kike Sales shënoi për 1:0. Por Mallorca shënoi në minutën e 91-të për barazimin 1:1.

Mallorca zë vendin e tetë me 35 pikë, kurse Sevilla në vendin e 11-të me 32 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit