“Magjistari” ganez, Nana Kwaku Bonsam ka pretenduar se e ka “liruar” Harry Kane nga ‘mallkimi’ në mënyrë që ai të shënojë përsëri për Anglinë kundër Panamasë.
Bonsam këmbëngul se tani është “spiritualisti më i fuqishëm në të gjithë botën”. Përpara ndeshjes së Anglisë ndaj Ganës, Bonsam rrëfeu se po punonte për një magji për të penguar sulmuesin e Anglisë të gjente golin, duke deklaruar me guxim: “Po punoj për Harry Kane-n”, shkruan Mirror.
“E kam treguar se çfarë jam i aftë të bëj më parë, kështu që e di se çfarë pune duhet të bëj për ta ndaluar atë. Jam shumë i famshëm për parashikimet e mia. Nuk i uroj dëmtime serioze. Ishte e mjaftueshme për ta ndaluar kundër vendit tim”, tha ai.
Tani Bonsam, emri i të cilit përkthehet si “Djalli i së Mërkurës”, ka njoftuar dëshirën e tij për ta “çliruar” Kane-in nga magjia e tij.
Ai shtoi: “Unë jam spiritualisti më i fuqishëm në të gjithë botën. Tani, do ta liroj Harry Kane në mënyrë që, në ndeshjen e tij të radhës, ai të shënojë. Harry, unë do të vij të të vizitoj. Mos u ofendo. Ne jemi miq”.
Në vitin 2014, 52-vjeçari pretendoi se ishte përgjegjës për një dëmtim në gju që kishte kërcënuar pjesëmarrjen e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës.






