12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Malisheva me fitore bindëse ndaj Fushë-Kosovës

- Advertisement -

Fitore në Superligën e Kosovës në futboll ka shënuar edhe Malisheva, duke e mposhtur Fushë-Kosovën me rezultat 4:1.

Fushë-Kosova për asnjë moment nuk ishte skuadër e barabartë me Malishevën, me këta të fundit që me shumë lehtësi fituan këtë përballje.

Vetëm pesë minuta kanë kaluar kur ish-sulmuesi i Fushë-Kosovës Rilind Haziraj, ka shënuar për Malishevën, për 1:0.

Në minutën e 26-të Altin Aliu ka dyfishuar rezultatin, ku skuadrat kanë shkuar në pushim me këtë rezultat.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kapiteni i Fushë-Kosovës, Dominik Ivkic, ka shënuar autogol, për ta çuar rezultatin në 3:0.

Për 4:0 ka shënuar Laurent Xhylani në minutën e 70-të, ndërsa Fushë-Kosova krejt çfarë ka arritur të bënte në këtë takim ishte goli për 4:1 i shënuar në minutën e fundit nga Dorent Hajdari.

Malisheva me këtë fitore rrëmben pozitën e katërt, me 32 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Fushë-Kosova gjendet në vendin e parafundit, pa shumë shpresa për mbijetesë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit