Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

- Advertisement -

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi fitore përballë Feronikelit 74, me rezultat 4:2.

Trofeun e kampionit futbollistëve të rinj malishevas ia dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, njëherësh kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, Mirsad Çollaku, derisa medaljen i ndau edhe administrator i kësaj lige në FFK, Valon Sadiku. Malisheva e mbylli kampionatin me 57 pikë.

Ndërkohë, pozitën e dytë dhe të tretë e ndajnë me nga 48 pikë Rilindja dhe Dinamo, të cilat krahas Malishevës, në edicionin e ardhshëm po ashtu do të garojnë në Superligën U19.

Të ngjashme

Të fundit