Sport

Malisheva i rikthehet fitoreve, mposht Gjilanin

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Sot ka nisur java e 14-të e AlbiMall Superligës së Kosovës.

Malisheva ishte nikoqire e Gjilanit, ku shënoi fitore me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënua Drilon Hazrollaj, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Malisheva ngritet në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e shtatë, me 14 pikë.