Maliqi: VV-ja të mbajë dy postet kryesore, presidenti të zgjidhet me marrëveshje me opozitën

- Advertisement -

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar çështjen e presidentit në vend dhe ka dhënë një verzion se si sipas tij do të ishte një mënyrë për t’i dhënë epilog çështjes.

Sipas tij, VV si parti me më shumë deputetë duhet t’i marrë dy poste ekzekutive më të rëndësishme: kryeministrin dhe kryetarin/en e Kuvendit.

“Duke qenë se siç ai thotë, për president nuk i ka 80 vota e as kuorum, që t’i shmang zgjedhjet duhet të pranojë një nga emrat që do t’ia ofrojë opozita, por që duhet të jetë (preferohet) pa bagazh politik.

“Duhet të janë (preferohet) persobalitete pa bagazh partiak dhe me kompetenca që të ushtrojnë postin e president-it/tes. VV-së i dërgohen 2 deri 4 emëra dhe ajo tregon cilët 2 prej tyre janë të pranueshëm për te. Nëse i refuzon të gjithë, u dëgohen emrat tjerë të listës rezervë në afate të arsyeshme që nuk e bllokojnë procesin. Nuk ka nevojë që ku proces të jetë publik, mbahet në konfidencë. Publikohen emrat kur arrihet pajtimi për 2 emra nga të dy palët, dhe garantohet edhe zgjedhja, që nëse ajo dështon, të dihet se kish po e bllokon dhe pse krijimin e institucioneve”, shkroi Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit