13.6 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Maliqi: VV-ja bëri lojë me shkeljet e Kushtetutës për Kuvendin (VIDEO)

- Advertisement -

Analistja politike Afërdita Maliqi ka folur për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se duhet të zgjidhet një nënkryetar nga komuniteti serb.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje bëri shkelje duke e ditur se duhet të zgjidhjet një nënkryetar nga komuniteti serb dhe më pas të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“E para është ajo që ne e kemi dhe e kemi paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese nuk ka ku të shkojë pos të jap këtë vendim sepse është një Kushtetutë dhe një Rregullore e Kuvendit që e ka votuar vet Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 ku specifikohet qartë edhe zgjedhja e nënkryetarit e komunitetit serb”

“LVV-ja ka bërë loja, ka luajtur lojëra, në lojërat në të cilat kanë rënë edhe partitë tjera për shkak se siç e dimë kur është në pyetje Lista Serbe akuzat janë të mëdha. Pra, është lojë dhe e ka bërë shkeljen me qëllim, të gjitha shkeljet në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të qëllimshme vetëm për të shtyrë kohën që të mos konstituohet Kuvendi dhe të mos formohet Qeveria”, tha Maliqi. /Klankosova.tv

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit