Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Maliqi ka thënë se aty ka potencial të lartë për vepër penale dhe është rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje.
“Me qenë si prokuroria speciale dhe si mediat, sytë i kisha pasë të hapura 100% mbi këtë dosjen e subvencionimit të fluturimeve. Potencial i lartë për vepër penale dhe rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për efekt zgjedhor. Me pas qenë ta zëmë pronar i këtyre kompanive dhe organizator i udhëtimeve, sot isha djersitë pak. Kurrë nuk munden me e ditë nëse ka ndonjë urdhër gjykate që psh. me i ndjekë pagesat prej thesarit, flukset e panatyrshme të udhëtimeve/çmimeve deri me 7 qershor, apo edhe ndonjë komunikim elektronik”, ka shkruar ai.






