Propozimi i kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, drejtuar partive politike shqiptare për një qeveri tranzitore, ishte ndër temat që u trajtua në edicionin e sotëm të Kosova Today.
Maliqi në Klan Kosova kritikoi propozimin e Abdixhikut, për çka tha se nuk beson se partitë e tjera do të pajtohen ta kenë Vetëvendosjen, në qeveri.
“Nuk besoj që Partia Demokratike, apo edhe partitë e tjera që po do Lumiri pajtohen që me pas Albin Kurti në Qeveri. Nëse e ke në Qeveri Albin Kurtin, atëherë për çka po synon. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë dhe të manipulon”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
*Klikoni