28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Maliqi: Nëse s’keni guxim t’i zbatoni marrëveshjet, mos i nënshkruani ato

- Advertisement -

Analisti politik Agon Maliqi, përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ka folur në lidhje me moszbatimin e marrëveshjeve. Maliqi ka përmendur nënshkrimin e asociacionit nga LDK, PDK e LVV, por që të trija e kanë quajtur Republika Srpska, dhe s’kanë guxuar ta zbatojnë.

Sipas Maliqit, më mirë është që të mos nënshkruhen fare, se sa të nënshkruhen, të flitet keq për to, nga vet nënshkruesit, e pastaj rrjedhimisht mosguxim për t’i zbatuar.

Postimi i plotë:

A ka mundësi dikush me ju dalë zot marrëveshjeve që i nënshkruan në emër të Kosovës? LDK-PDK e nënshkruan asociacionin pastaj nuk e mbronin por nuk e sfidonin VV-në kur e definonte atë si Republika Srpska. VV tash prap e miratoi asociacionin me Marrëveshjen e Ohrit dhe po thotë është Republika Srpska për me e arsyetu moszbatimin. Qysh dreqin doni me ia shitë këtij opinioni marrëveshjet kur i promovoni si të dëmshme? Ose mos i nënshkruni marrëveshjet ose mos rreni e mos i zmadhoni pasojat për me arsyetu mungesë guximi me zbatu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit