Kosova përfundimisht nuk e ka zgjedhur presidentin e ri.
Mbrëmë edhe zyrtarisht është shpërndarë edhe legjislatura e 10-të e Kuvendit pas dështimit të votimit.
Kjo temë u diskutua edhe sot me panelistët e ftuar në Kosova Today.
Analistja Afërdita Maliqi, deklaroi se fajtore për shkuarjen në zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje.
“Partia që i ka fituar 51% që i pat 57 deputetë ose 66 me koalicionin me komunitetet e tjera dhe nuk pati vullnet ose nuk dha ndonjë mundësi që t’ia jep presidentin dikujt tjetër ashtu siç kërkonin partitë opozitare, në kuptimin që një parti të mos i ketë tri pozitat kryesore të vendit dhe mos ta ketë kontrollin e plotë të shtetit”, deklaroi Maliqi në Klan Kosova.
Sipas afatit kushtetues, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen më së largu deri në 45 ditë.






