9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Maliqi: Abdixhiku veç sa s’po thotë bëjeni koalicionin se më shpëton mua dhe partinë, PDK më stabile, por e vetëm s’mundet

- Advertisement -

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se PDK e LDK po mundohen që ‘’gjithësesi’’ me ja gjuajt njëra tjetrës koalicionin me Albinin, sidomos LDK-ja.

‘’Abdixhiku veç që s’po e thotë, bëjeni ju se kjo mua më shpëton edhe partinë time. Tash edhe te LDK-ja janë këto çarjet e brendshme’’, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës sipas Maliqit duket më stabile dhe në fushatë ka qenë më e qetë, por ‘’edhe ajo vet nuk mundet me nxjerr Kosovën prej kësaj situate. Por është ma pozitivja se po thotë OK, ulemi e bisedojmë’’, ka thënë ai gjatë një interviste për Dukagjinin.

Tutje Maliqi ka thënë se çarja më e madhe në LDK ka ndodh për shkak të bashkëpunimit me PDK.

”Ata dy tre herë kanë e kanë bë qeverisjen, ndonjëherë ka qenë më e mirë, më e keqe mirëpo ka funksionu. Kjo e ka dëmtu sidomos LDK-në disa herë dhe çarja e tyre ka qenë për shkak të bashkëpunimit me PDK-në dhe Hashim Thaçin”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit