7.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Makinat Porsche së shpejti mund të mbështesin aplikacionet e pavarura të Google

- Advertisement -

Sipas një burimi të afërt me Porsche, kompania është në bisedime me Google për të ofruar qasje në aplikacionet e Google dhe në shërbimet e saja të sistemit të info-argëtimit.

Kjo do të jepte qasje në aplikacionet e nevojshme sikurse Maps pa pasur nevojë që ta lidhni telefonin tuaj të mençur me veturën tuaj.

Për më tepër, Porsche është gjithashtu në bisedime me kompani tjera si Apple, Tencent, Alibaba dhe Baidu për integrimin e produkteve të tyre softuerike, raporton Arena EV.

Kjo është një lëvizje e guximshme pasi që Porsche i dha fund bashkëpunimin të saj me departamentin e kërkimit të softuerit Cariad të Volkswagen.

Kjo është gjithashtu një kthesë 180 shkallë për Porsche pasi që drejtori ekzekutiv i kompanisë më herët kishte deklaruar se nuk do të ofronin aplikacione të pavarura të Google në veturat e saj pasi që gjiganti amerikan i kërkimeve kërkon qasje në shumë të dhëna të përdoruesit, transmeton Telegrafi.

Disa prodhues të tjerë veturash , si BMW, janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj Google dhe ngurrojnë të japin qasje në sistemin e info-argëtimit të veturave të tyre.

Nëse kjo ndodh, mund të prisni që veturat Porsche të ofrojnë Google Assistant, Google Maps dhe ndoshta disa nga produktet e tjera të kompanisë, duke rritur ndjeshëm përvojën e përdoruesit të veturave të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit