Pas lajmit se makina e Cristiano Ronaldos pësoi një aksident të frikshëm, u raportua se veturën nuk e ngiste kampioni i futbollit, por një prej truprojave të tij.
Automjeti sportiv u përplas me murin e një shtëpie në një prej rrugëve periferike të Majorkës, por fatmirësisht, pas kësaj ngjarjeje nuk pati asnjë të dëmtuar.
“Goditja e fortë më shkatërroi një pompë uji, e cila më krijoi një liqen në oborr dhe prej ditësh është vështirë që toka ta thithë. Në të njëjtën kohë dera e hyrjes fluturoi disa metra larg, por u shembën edhe dy kolona çimentoje.
Madje, fare pranë vendit të aksidentit qëndronte edhe kolibja e qenit tim, i pari tek i cili vrapova. Në momentin e parë mendova se ma kishin vrarë. Por pasi u afrova e pashë atë që të dridhet nga frika e goditjes dhe zhurma e fortë.
Për të dalë jashtë m’u desh që të prisja pak dhe përpara meje gjeta një djalë dhe një vajzë shumë të edukuar. Ata më qetësuan për dëmet dhe më premtuan që të nisja menjëherë rindërtimin, të ruaja faturën dhe gjithçka do ta merrnin përsipër ata.
Më sqaruan se automjeti i kujt ishte dhe pasi folën në telefon më ftuan që të takoj edhe Ronaldon e Georgina-n, dy personat më të respektueshëm që kam takuar në jetë.
Për të mos hapur procedura të kota që mund të hanin kohë, do të merrej ai me të gjitha, nga rindërtimi te pagesat”-u shpreh pronari i shtëpisë së dëmtuar.