11.9 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Magurja gjen qetësinë, pakësohet numri i azilkërkuesve

- Advertisement -

Për shumë vjet banorët e fshatit Magure të Lipjanit, u përballen me probleme të shumta. Këto probleme kryesisht vinin nga refugjatët e huaj të cilët nuk pranonin të strehoheshin në Qendrën për Azil në këtë fshat. Por, në muajt e fundit ky fshat duket se ka gjetur qetësinë, për çka edhe numri i azilkërkuesve nga Lindja e Mesme është pakësuar.

Është xhamia më e vjetër e fshatit.

Por, 4 vite më parë kjo xhami e fshatit Magure të Lipjanit, u dogj pothuajse tërësisht.

E autorët dolën të jenë disa imigrantë të huaj, që për një kohë këtë objekt fetar e përdorën si vendstrehim.

E këto nuk ishin problemet e vetme që imigrantët nga Lindja e Mesme, ia sollën këtij fshati.

“Probleme ka pasur të ndryshme, ka pasur kërcënime të banorët e fshatit, edhe pse jemi munduar me integrua në shoqërinë tonë, por ka qenë e pamundur. Kanë hyr nëpër shtëpia. Në xhaminë e vjetër kanë qenë të strehuar, pas daljes ia kanë jep flakën xhamisë”, thotë kryetari i fshatit Ramiz Gashi.

E fluks të madh të imigrantëve, pati nga fillimi i luftës në Siri.

Por kryetari i këtij fshati, thotë se edhe refugjatët e tjerë tentonin të përfitonin nga kjo luftë.

“Ata fatkeqësisht vinin në emër të sirianëve, e na nuk kemi pasur mundësi me i dallua a janë sirianë apo jo, por në emër të tyre kanë ardhur shumë kurd, pakistanez, e lloj lloj”, thotë ai..

Se Magurja e ka gjetur përsëri qetësinë e kërkuar, e thonë edhe banorët e tjerë të fshatit.

“Ka qenë shumë vështirë, sepse ata hynin edhe nëpër shtëpia, bënin shumë probleme. Tërë ditën dilnin e mësonin terrenin, e natën hynim nëpër shtëpia. Merrnin edhe rroba nëpër oborre”, shprehet Shefkije Gashi banore.

E numri i sirianëve të strehuar në Qendrën për Azil, ka rënë dukshëm.

Udhëheqësi i kësaj Qendre, Fitim Zariqi, thotë se aktualisht në këtë qendër ndodhën vetëm tre sirianë.

Që nga fillimi i luftës apo konfliktit në Siri, i kemi pasur 2 mijë e 500 e 15 sirianë. Edhe pse duhet të themi që disa prej tyre mund të jenë edhe të vendeve të tjera, por janë deklaruar si sirianë. Shembull janë maroken ose algjerianë, por deklarohen si të Sirisë, sepse shumica që vijnë në Kosovë nuk kanë dokumente personale, gjë që edhe ligji e lejon”, shprehet ai.

Edhe Zariqi thotë se sirianët nuk u sollën keq me fshatin.

“Sirianët kryesisht nuk bënin probleme dhe nuk ka pasur shqetësime, por marokenet, algjerianet dhe të tjerët deklaroheshin si sirianë, nuk e di pse, por me gjasë që të fitonin ndonjë benificion si refugjatë, duke e ditur se në disa vende si Maroku e këto nuk ka luftë dhe mund të mos marrin azilin nëse nuk e plotësojnë njërin nga pesë kriteret”, shprehet ai.

Ndryshe, së fundmi opozita siriane i dha fund diktaturës 25 vjeçare të ish –presidentit sirian, Bashar rrezoi nga fronti presidentin sirian, Bashar Al Assad. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit