Edon Zhegrova po kalon një moment fantastik me ekipin francez të Lille.
Mesfushori nga Kosova, ka kryer 17 driblime në Uefa Champions League, më shumë se kushdo tjetër deri tani në këtë fazë.
Zhegrova ka mundur edhe Vinicius Junior në lidhje me këtë statistikë, teksa braziliani ka kryer 14 driblime.
Në xhiron e dytë të ndeshjeve në Champions, Lille mundi në shtëpi kampionët aktual të Evropës, Real Madrid, me rezultatin minimal 1-0.