5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Mafia energjetike dhe Qeveria Kurti

- Advertisement -

Shkruan: Ferat Shala

Me datën 18 Nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, publikisht kisha ngritur shqetësimet e mia dhe të Partisë Demokratike, për mafian energjetike.

Për herë të parë atë ditë kam drejtuar gishtin nga mazhoranca.

Sot po vërtetohen të gjitha ato që i kam thënë atëhere.

Që nga ardhja e VV-së në pushtet vërehet tendenca bllokuese ndaj çdo projekti të investimit në energji të ripërtritshme. Edhe pse si shtet, jemi të ballafaquar me mungesë të kapaciteteve prodhuese dhe sistemit të vjetërsuar, kjo nuk e ka zmbrapsur partinë në pushtet që të pengoj dhe bllokoj çdo lloj investimi në energji e sidomos në energji të pastër.

Tanimë është e kuptueshme se nga ku e ka zanafillën ky obstruksion i dirigjuar dhe i kontrolluar nga mafia e energjisë, e cila tek ne prek edhe nivelet më të larta të pushtetit.

Albin Kurti përmes Rozeta Hajdarit dhe Artane Rizvanollit, ka bllokuar të gjitha nismat dhe projektet investive që hyjnë në fushën e energjisë.

Për të qenë më të qartë ju bëjë me dije se vetëm përmes ligjit për investime strategjike, kanë qenë 6 (gjashtë) projekte të përgatitura nga investitorët privat për investim në energji të ripërtritshme, dhe atë në total investimi për këto projekte të ndryshme ishte paraparë të jetë 775.7 milion euro dhe do të prodhoheshin 684.9 MW/h.

Por jo, kjo Qeveri zgjodhi rrugën e bllokimit tekëtyre projekteve dhe krejt kjo bllokadë e dirigjuar nga Qeveria Kurti dhe mafia energjetike e Ballkanit, e të cilat interesa më së miri i përfaqëson dhe i mbron sot Kryeministri Albin Kurti.

Projektet të cilat janë bllokuar që dy vite nga kjo Qeveri janë:

ÇIÇAVICA WIND FARM 1 SHPK – Qëllimi i projektit investiv është krijimi i energjisë së gjelbër dhe të qëndrueshme.
Projekti parashihte prodhimin e 90.1 MW/h, 17 Gjeneratorë me 5.3 MW Turbinë të ajrit, energji për 32,000 deri 47,000 amvisëri në vit. Investimi i paraparë ishte 96 milion euro dhe prodhimi i 90.1 MW/h energji të ripërtritshme.

EUROKOS D.D SH.P.K – me projektin “”DRINI PSH 250 MW” – Ndërtimi i Hidrocentralit Reverzibil “DRINI PSHP” 250 MW është paraparëtë realizohet për një periudhë katër vjeçare në Komunën e Prizrenit, fshati Vermicë, dhe përfshinë periudhën kohore 2022-2025, me një investim total prej 460 milion euro dhe prodhim të 250 MW/h energji të ripërtritshme.

ENERGY SUNDAY PARK – Ky projekt kishte të paraparë investimin në vlerë 51.00 mil euro dhe kompania investuese Energy Sunday Park LLC kishte në pronësi hapësirën e cila do të mjaftonte për realizimin e këtij investimi. Projekti Energy Sunday Park parashihte një kapacitet të instaluar të paneleve solare prej 100 MW/h.

UNITAS ENERGY AG SHA – Projekti i kompanisë kishte të bënte me instalimin e panelevesolare për prodhimin e 27.8 MW/h dhe investim prej 33.3 milion euro.

NEXONE – Projekti i kompanisë NEXONE parashihte investimin prej 62 milion euro në parkun solar ku do të instaloheshin panelet solare për prodhimin e 50 MW/h energji të ripërtritshme.

BESIMI COMMERCE SH.P.K – Projekti Besimi Solar synonte të ndërtojë një central elektrik fotovoltaik me kapacitet prej 147 MW/h dhe 20 MW, bateri që do të mund të shfrytëzohen për rregullimin e sistemit nga ana e operatorit të sistemit. Ky investim përveç se do të përmirësoj gjendjen energjetike në vend, ai do të mundësoj edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve të profileve të ndryshme. Nga ky projekt gjatë fazës së ndërtimit pritej të punësoheshin rreth 900 punëtorë, kurse pas futjes në operim do të punësohen si punëtorë të rregullt afër 100 punëtorë të profileve të ndryshme. Investimi i paraparë nga kompania sipas raportit ishte 119.7 milion euro dhe prodhim i 167 MW/h energji të ripërtritshme.

MAFIA ENERGJETIKE DHE QEVERIA KURTI Me datën 18 Nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, publikisht kisha…

Posted by Ferat Shala on Wednesday, January 18, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit