28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Maduro nuk heq dorë nga aneksimi i plotë i Guajanës

- Advertisement -

Pavarësisht reagimit ndërkombëtar, presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga planet e tij për të kapur Essequibon, që njihet edhe si rajoni i pasur me naftë dhe që i përket Guajanës.

Ai madje urdhëroi kompaninë shtetërore të naftës të lëshojë licenca minerare në zonë, ndërsa i propozoi Asamblesë Kombëtare të votojë një projektligj që e bën zonën pjesë të Venezuelës. Qytetarët venezuelianë miratuan të dielën në një referendum dhe me një përqindje prej më shumë se 95% pretendimin e të drejtave ndaj Essequibo, duke rritur në këtë mënyrë edhe tensionet mes vendeve.

Ndërkohë, Guajana ka vënë forcat e saj mbrojtëse në gatishmëri të lartë. Presidenti i Guajanës, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB që të merrte parasysh edhe ndërhyrjen, pasi e cilëson si një kërcënim të drejtpërdrejtë për integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Guajanës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit