“Nuk e dija nëse do ia dilja”, kështu është shprehur mbretëresha e Popit, Madonna pasi pak kohë më parë ishte shumë pranë vdekjes.
Por ajo e nisi me sukses turneun e saj shumë të zhurmshëm “Celebration” në Londër të shtunën në mbrëmje.
Madonna ishte detyruar të riplanifikonte turneun e saj pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe u intubua kur u gjet e rrëzuar në dyshemenë e apartamentit të saj në New York, në qershor.
Familja e saj thuhej se ishin ‘përgatitur për më të keqen’ dhe ‘kishte frikë se mund ta humbnim atë’.
Madonna duke qëndruar e vetme në skenë ndërsa mbante kitarën e saj, tha: “Nuk e mendoja se do t’ia dilja, dhe as mjekët e mi”.