9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

“Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri”, thotë ambasadori francez

- Advertisement -

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, të dhënë sot mbi situatën në veri dhe rrugën përpara.

Guerot tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josepp Borrell përcaktuan qartë “kushtet e një rrugëdaljeje nga kriza në veri të Kosovës”.

Në reagimin e tij, Borrell kërkoi zgjedhje të reja në një kohë sa më të shpejt të mundshme në veri të Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai, tutje tha se pret nga Kosova që të pezullojë aksionet policore në veri të vendit.

“Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit