28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Macron, Izraelit: Duhet ta ndalni vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.

Macron tha se Franca e njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur vetën, teksa i bëri thirrje që të ndalojë bombardimet në Gaza.

“Ne ndajmë dhimbjen me Izraelin. Dhe ne ndajmë gatishmërinë e tyre për të hequr qafe terrorizmin. Ne e dimë se çfarë do të thotë terrorizmi. Por nuk ka asnjë justifikim për bombardimet e vazhdueshme të civilëve në Gaza”, tha Macron gjatë një interviste për BBC.

Tutje, presidenti francez refuzoi të përgjigjen nëse Izraeli kishte shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke thënë se “unë nuk jam gjykatës, unë jam kreu i shtetit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit