Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë në Tv Prva tha që në takimin me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, i është kërkuar që të firmosë dokumentet e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, por se i njëjti ka refuzuar të nënshkruajë.
“Isha ulur i vetëm përballë Olaf Scholz-it, Emmanuel Macron, Josep Borrell, Miroslav Lajçak. Dhe Macron-i më jep dokumentet dhe më thotë të nënshkruajë. Dhe unë, i ulur vetëm, dhe duke menduar në kokën time, në fund kthehem i them që kam Kushtetutën e Serbisë, të cilën e dua dhe e respektoj, dhe se nuk mund të nënshkruajë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq