19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

“Ma shpife!” Debat i ashpër mes Efit dhe Brunos

- Advertisement -

Kur u bë pjesë e “Për’puthen”, Efi dhe Bruno u panë si një çift i mundshëm, por gjërat morën shpejt një drejtim krejt tjetër.

Ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, Bruno i realizoi një surprizë shumë romantike teksa po ashtu ka folur disa herë me nënën e saj. Mirëpo, Efi pak javë më fal u përfol gjatë për një lidhje me Atdheun, madje u tha se janë fejuar. Kjo duket se ftoi gjërat pas saj dhe Brunos.

Edhe gjatë puntatës së sotme të “Për’puthen” kur u dha takimi i parë midis Florjanës dhe Bledit, mes tyre pati debate dhe akuza.

Deklaratat e Brunos nuk u pritën mirë nga Efi e cila mes të tjerash i tha: “Ma shpife”.

Efi: Bën kot si i interesuar ose nëse është të na e thojë! Se tani ke filluar përsëri të njëjtën…

Bruno: Më intereson.

Efi: Ma shpife

Bruno: Të shkuara!

Efi: Mua të shkuara, mua nuk më intereson fare.

Erioni: Ngele duke i thënë të gjithëve na e shpife.

Bora: Çfarë keni?Efi: Nuk e kam parë ndonjëherë të interesuar për Florjanën, ndërsa këtu bën kot. Po më çudit.

Bruno: Edhe unë po shoh shumë interes këtu në studio, me Mevlanin në takim, për Bledin ndërhyn.

Mikela: Edhe Bledit i ke thënë ma shpife kur iu ul Ana në prehër.

Efi: Po tani e tutje kush do ma shpifi do ia them pa pikë problemi. Sa për ty Bruno nuk më intereson  fare se ça më thua se vazhdove përsëri ti linjën, vazhdo aty pi, mbytu. (Bruno ishte duke pirë diçka).

Bruno: Fol mirë.

Erioni: Ti merresh me të gjithë.

Efi: Në momentin që ju nuk më plotësoni mua do më bëhen edhe 7 edhe 8.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit