“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

- Advertisement -

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor për ta uruar bashkëshortin e saj, Besnikun.

Përmes një kolazhi me fotografi të përbashkëta, të publikuar në Instagram, Jonida ka ndarë një dedikim që ndërthur në mënyrë mjaft spontane humorin me dashurinë.

“Gëzuar sot për çunin që ma nxin ditën, e ma zbukuron jetën”, ka shkruar moderatorja, duke ia bërë urimin bashkëshortit të saj.

Me këtë mesazh plot humor, Jonida ka ndarë me ndjekësit edhe një tjetër moment të veçantë nga jeta e tyre në çift.

Të ngjashme

Të fundit