7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

“LVV del e teta” – Haxhiu parashikon renditjen e partive në zgjedhje (Video)

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se beson shumë partia e tij do t’i merr 35-36 % në këto zgjedhje.

Kështu deklaroi ai në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova, ku shtoi se qytetarët duhet ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç tha, mashtrimeve që i ka bërë.

“Do të jemi partia e parë. LVV nëse e merr rezultatin zgjedhor të vitit 2019 është sukses për ta. LVV do të del partia e tretë. LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje”, deklaroi Haxhiu.

Ai shtoi se parasheh që LDK-ja do të arrijë t’i merr 28-30 % të votave,  ndërsa LVV jo më shumë se  24-26 %.

“Këtë rezultat të Vetëvendosjes e bazoj në dështimin e plotë të LVV-së në të gjitha sferat, edhe kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet i ka përmbysur vetë, asnjërës s’i është përmbajtur, as luftës kundër korrupsionit, as luftës kundër nepotizmit, as zhvillimit ekonomik, as bashkimin me Shqipërinë, as kushteve për dialog me Serbinë”, theksoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit