13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lutfi Haziri: S’ka shpërndarje të Kuvendit, nëse s’kalon Kodi Civil

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, thotë se shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, varet se në çka janë dakorduar kryeministri Albin Kurti dhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, në takimin që kanë pasur.

“Varet krejt nga ajo çka janë dakordu Kurti ne emër të shumicës parlamentare dhe Krasniqi si pjesë e opozitës. A është përfshi Kodi Civil, për miratim kjo është çështje që mund të çojë drejt shpërndarjes së Kuvendit, por nuk pres që pa kalimin e Kodit Civil, nuk mund të ndodh shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë” deklaron Haziri.

Haziri, beson se pjesë e takimit mes Krasniqit e Kurtit, ka qenë edhe diskutimi për Kodin Civil.

Unë besoj se pjesë e kësaj është edhe Kodi Civil” potencon ai.

Nënkryetari i LDK-së, thotë për FrontOnline se kryeministri Kurti ka humbur ndikimin tek grupi i tij parlamentar dhe kjo është më shumë menaxhim i situatave dhe lojë fjalësh nga shumica parlamentare.

“Nëse nuk ndodh javën tjetër shpërndarja, atëherë Kurti e ka humbë mundësinë me menaxhu shumicën parlamentare, ai nuk e ka në menaxhim grupin e vet parlamentar dhe kjo ishte fakti se Kurti pas takimit me Krasniqin ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrat e tij, por është çështje e tyre. Por kjo dëshmon se Kurti nuk e ka më shumicën dhe i duhet një parti si PDK për me mujt me zhvillu procesin. Detyrimisht po shihet se vetë nevoja për me i menaxhua disa marrëveshje, dëshmon se Kurti ka marrëdhënie të kushtëzuar me partitë opozitare” shprehet Haziri.

Sipas tij VV dhe PDK me votat e pakicave mund ta shpërbëjnë Kuvendin.

“Është më shumë menaxhim i situatave dhe lojë me fjalë sepse parlamentare edhe PDK-ja, me votat e pakicave mund ta shkaktojnë shpërndarjen e Kuvendit në çdo kohë”,deklaron Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit