23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Euro 2024| Një shqiptar i bashkohet “Pancerave”, Nagelsmann fton në Kombëtare talentin e Mainz

- Advertisement -

Talenti 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është paraqitur shumë mirë këtë sezon në Bundesliga me ekipin e Mainz, Brajan Gruda ka zgjedhur të përfaqësojë vendlindjen dhe jo origjinën, me sulmuesin e djathtë, autor të 4 golave dhe 3 asisteve në kampionat që sapo përfundoi, do të nisë stërvitjen me Gjermaninë në javën e ardhshme.

Trajneri Julian Nagelsmann e pëlqen shumë dhe ka vendosur ta bëjë pjesë të përgatitjeve të Gjermanisë për Kampionatin Evropian, Euro 2024 që do të zhvillohet në shtëpi, me lojtarin ofensiv do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, por vetëm kaq, pasi nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në Euro 2024.

Gjithsesi, shtypi gjerman raporton se Gruda do të ketë mundësitë e tij pas kompeticionit, me Nagelsmann që e sheh si një potencial dhe kandidat për përfaqësimin e 4 herë kampionëve të botës në Botërorin e vitit 2026.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit