Lutfi Haziri: Bashkëpunimi politik, çelësi për stabilitetin e Republikës

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet forcave politike mund të arrihet normalizimi dhe stabilizimi i Kosovës.

Sipas tij, LDK-ja ka qenë gjithmonë një parti që ka nisur procese të rëndësishme dhe ka realizuar objektiva të mëdha për vendin, duke mbajtur fjalën me të gjitha partitë kur bëhet fjalë për agjendën shtetërore.
Haziri u shpreh se vendi nuk mund të dalë nga kriza nëse partia e parë nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim, ndërsa vlerësoi se proceset strategjike si integrimi në European Union, NATO dhe projektet energjetike amerikane kërkojnë koordinim politik.
“Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj”, ka deklaruar Haziri.

Postimi i plotë:

Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën 🇽🇰

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.

Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!

Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.

Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!

Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!

Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!

Të ngjashme

Të fundit