Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook Lushtaku ka shkruar se lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.
Postimi i plotë:
Me nderim e respekt të thellë, kujtojmë dëshmorin e kombit Naser Lani, i cili me 27 qershor 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës.
Lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Naser Lani dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!






