Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili ka thënë se ish-krerët e UÇK-së do të kenë fatin e njëjtë si Naim Murseli.
Në reagimin e tij, Lushtaku ka mbrojtur figurat e luftës çlirimtare, duke vlerësuar veçanërisht rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në historinë e Kosovës.
Ai e ka cilësuar Thaçin si një emër të pandashëm nga rrugëtimi i popullit drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke theksuar se ai përfaqëson një epokë të tërë të sakrificës dhe vendosmërisë.
Lushtaku është shprehur krenar për bashkudhëtimin “në luftë dhe në paqe”, ndërsa ka shtuar se historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, por as nuk i fal ata që, sipas tij, zgjedhin “anën e turpit”.






