Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 100, Mergim Lushtaku, ka realizuar takime të shumta ditën e enjte në kuadër të fushatës paraelektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se qytetarët, aktivistët, asambleistët dhe anëtarët e PDK-së janë një forcë e pandalshme e angazhimit ttë përditshëm, drejt një Kosove më të mirë.
“Ditën e sotme e fillova me shumë qytetarë, aktivistë, asambleistë dhe anëtarë të PDK-së, të cilët janë një forcë e pandalshme e angazhimit tonë të përditshëm, drejt një Kosove #MaMirë. Gratë anëtare dhe mbështetëse të partisë, me të cilat u takuam më pas, i japin këtij misioni një shtysë të madhe. Ato luajnë një rol kyç në parti dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm është thelbësor për avancimin e objektivave tona.
Faleminderit! #PDK131 ✅ #BedriHamza1 ✅ #MerginLushtaku100 ✅”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.