8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lushtaku për vdekjen e bashkëluftëtarit: Zena ishte prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar

- Advertisement -

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Zejnullah Prokshit.

Sipas tij, Prokshi, i cili ishte eprorë në Brigadën 114, ka qenë “prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar”.

Në vijim mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, Zejnullah Prokshi.

Zena ishte prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar.

Veprimtarinë në shërbim të vendit e vazhdoi edhe pasluftës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

 

Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime familjes Prokshi, miqve dhe dashamirëve.

 

 

Pushoftë në paqe!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit