28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci: Fëmijët e Kosovës nuk do të kishin mundësi për jetë me dinjitet pa sakrificën e dëshmorëve

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Drenasit ka theksuar përkushtimin për kushtet sa më të mira për fëmijët në çerdhe dhe shkolla, me këndet e lojërave, sigurinë e tyre në qarkullim, ambientin e pastër dhe kushtet tjera që fëmijët i bën të lumtur, transmeton Scanner.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroinës së kombit Xhevë Krasniqi Lladrovci, bashkudhëtarja e bashkëluftëtarja e heroit Fehmi Lladrovci, me ç’rast ai ka shkruar se “pa sakrificën madhore të heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, fëmijët e Kosovës nuk do të kishin mundësi për rritë dhe jetë me dinjitet në liri”.

Postimi i plotë i tij:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe ditëlindja e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci.

Përkushtimi për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve është thelbësore për zhvillimin e tyre të gjithanshëm. Është përkushtim yni për kushtet sa më të mira për fëmijët në çerdhe dhe shkolla, me këndet e lojërave, sigurinë e tyre në qarkullim, ambientin e pastër dhe kushtet tjera që fëmijët i bën të lumtur.

Në këtë ditë, shënojmë ditëlindjen e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, e cila u bë simbol i mësueses e arsimtares, intelektuales e bashkëshortes heroinë, e cila tërë jetën ishte në shërbim të interesit nacional, deri te rënia heroike në përballjen frontale të UÇK-së me ushtrinë serbe.

Pa sakrificën madhore të heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, fëmijët e Kosovës nuk do të kishin mundësi për rritë dhe jetë me dinjitet në liri.

https://www.facebook.com/share/6ycpoMMr4XrSmk64/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit