Lushtaku: Nuk kam frikë nga një aktakuzë e re, nuk i besoj kësaj gjykate

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e një reagimi publik lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se, pavarësisht dallimeve politike, ekzekutivi është dashur të dalë me një qëndrim.

“Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, tha Lushtaku në një prononcim për “Zërin”.

I pyetur nëse ka frikë nga mundësia e një aktakuze të re apo arrestimit, Lushtaku tha se nuk ka arsye të frikësohet.

“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo. Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku pas protestës së së mërkurës në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit