Lushtaku: Kurtin e pengojnë çlirimtarët, dikur kishte kërkuar largimin e fotografisë së Adem Jasharit

- Advertisement -

Mërgim Lushtaku nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka ndikuar në përçarjen e shoqërisë dhe se ka pasur qëndrime negative ndaj figurave të luftës së UÇK-së.

Në Debat Plus, Lushtaku deklaroi se me ardhjen e Vetëvendosjes në skenën politike ka ndryshuar edhe diskursi politik, duke shtuar se janë shtuar fyerjet, sharjet dhe përçarjet në shoqëri.

Ai ka thënë se Kurtin “e pengojnë çlirimtarët”.

Lushtaku po ashtu ka thënë se në kohën kur Vetëvendosje vepronte si organizatë joqeveritare, Kurti kishte kërkuar largimin e një fotografie të heroit Adem Jashari në Gjilan.

Sipas tij, aktivistëve iu kishte thënë se “edhe Adem Jashari do të ishte kriminel si të tjerët po të ishte gjallë”, ndërsa më pas, sipas Lushtakut, ata kishin kërkuar falje nga familja Jashari.

Ai tha se këtë informacion e ka marrë nga një ish-aktivist i Vetëvendosjes, për të cilin pretendon se është i gatshëm ta bëjë publikisht këtë dëshmi.

Të ngjashme

Të fundit